Faton Hajrizi iku nga burgu në Kosovë, e gjeti “belaja” në Serbi, si u përfshi në vrasjen e policit serb?

Faton Hajrizi iku nga burgu në Kosovë, e gjeti “belaja” në Serbi, si u përfshi në vrasjen e policit serb?

Faton Hajrizi është personazhi më i përfolur i ditëve të fundit. Rreth 2 javë më parë ai u arratis nga burgu i Smerkonicës dhe që nga ai moment emri i tij është përmendur në media dhe rrjetet sociale. Së fundmi, ai dyshohet se ka qenë i implikuar në vrasjen e një polici në Serbi. Sipas raportimeve, Hajrizi pas ikjes nga burgu ka qenë në Preshevë dhe derisa po tentonte të kalonte në Bosnje e Hercegovinë është përballur me Policinë e Serbisë, ku njëri nga policët ka mbetur i vdekur. Periskopi ju sjell detaje se çka ka ndodhur deri më tani…

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në orët e para të mëngjesit se në Loznicë, qytet në perëndim të Serbisë, është vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e ministrisë së Brendshme të Serbisë, policët rreth orës 00:55 gjatë kontrollit të një veturë në pikëkalimin kufitar Liniçka Shora në afërsi me Bosnje e Hercegovinën, kanë ndalur një veturë të markës “Mercedes” me targa të Tutinit, brenda të cilës gjendeshin dy persona.

Gjatë daljes nga vetura, një person ka shtënë me revole, duke e goditur zyrtarin policor serb Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks, kurse Vjekosllav Illiq (1974) gjithashtu zyrtar policor u qëllua në kraharor – ku më pas sulmuesi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të dy policët janë dërguar në spitalin e Loznicës, ku Krsmanoviq nuk i mbijetoi plagëve, derisa policit tjetër i është përmirësuar gjendja shëndetësore pas intervenimit kirurgjik.

Faton Hajrizi dhe vëllau i tij, Artani nën shënjestrën e Serbisë pas vrasjes së policit serb

Pas vrasjes së policit serb ministri i punëve të Brendshme Ivica Daqiq pretendoi se i dyshuari për këtë krim është një kosovar.

“Policia në vend të ngjarjes ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit, 33 vjeçar”, tha Daçiç për mediat serbe.

Artan Hajrizi: Dokumentat mi mori vëllau, unë jam në Gjermani

Artan Hajrizi, ka mohuar se ka vrar policin serb.

Ai në disa deklarata për medie ka thënë se dokumentat e tij janë vjedhur dhe gjendet në Gjermani.

“Dokumentet  mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai për Dukagjinin.

Ndryshe deri tani janë arrestuar dy persona (burrë e grua) të cilët dyshohen të kenë ndihmuar vrasësin e policit të arratisej.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar R.Z. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Gruaja e tij R.I u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtore”, ka thënë Daçiq

Një oficer policie shtiu në drejtim të Faton Hajrizit por nuk arriti ta qëlloj– Dalin detaje të reja për vrasjen në Loznicë

 

 

Shpërndaje në: