Deklarohet babai i Artan Hajrizit: Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij
Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani
Aii ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.
“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht në një deklaratë për Nacionalen.
Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.
“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”
Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.
“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të).” – tha ai.
Ai është pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, ku ai u përgjigj:
“Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun”.