‘Blindohet Serbia’, numër i madh i forcave policore në kërkim të Hajrizit – I dyshuar për vrasjen e policit
Një zyrtar policor serb, 34 vjeçar është vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbi. Përpos tij i plagosur ka mbetur edhe një polic tjetër.
Në vendin e ngjarjes ku policia serbe raportohet se kishte ndaluar për kontroll rutinore ishin dy persona të dyshimtë.
Në veturën e ndaluar thuhet se ishte kosovari, Artan Hajrizi dhe një person tjetër.
Artan Hajrizi raportohet se kishte qenë në veturë me të arratisurin nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi.
Pas ngjarjes që ndodhi në Serbi, autoritete serbe kanë aktivizuar gjithë sigurinë e mundshme në mënyrë që të gjenden të arratisurit.
Policë të shumtë, xhandarmëria, ushtri, helikopterë e mjete të ndryshme ushtarake kanë vendosur në të gjithë vendin vetëm e vetëm që të gjenden të dyshuarit.
Në lidhje me këtë rast tashmë është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se është njoftuar me rastin por se nuk ka informacione shtesë.
Faton Hajrizi ishte në kërkim që nga data 6 korrik kur edhe arriti që të arratiset për të nëntën herë me radhë nga burgu.