Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Kurti: Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut pas arrestimit të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, për shkak të fletarrestit nga Serbia.
“Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që mos të ketë nënshtrim ndaj agresivitet të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestime të tilla për qytetarët tanë”, tha Kurti.