Rrahje në një pishinë në Istog, dy persona përfundojnë në spital
Një rrahje ka ndodhur sot pas orës 17:00 mes disa personave në një nga pishinat e Istogut.
Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.
Rugova bëri të ditur se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Pas orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, tha Rugova.
Lidhue me rastin tashmë kanë nisur hetimet.