Kryeziu: Serbia gjithmonë ka synime që ta destabilizojë Kosovën
“Serbia gjithmonë ka synime që ta destabilizojë Kosovën”.
Kështu tha ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Kryeziu tha në Klan Kosova se Serbia nuk është vend miqësor por amiqësor, prandaj vendi ynë duhet të jetë i përgatitur.
“Në kontekstin e sigurisë, ne duhet të jemi të përgatitur.Kam bindjen që Serbia nuk ka mundësi me ndërhy. Këto janë çështje të brendshme që Qeveria e Kosovës, ka kompetencë që t’i rregullojë”, tha Kryeziu.