Afro 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, veç sot 125

Afro 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, veç sot 125

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se këtë të mërkure janë bërë 125 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë, në ata legal RKS.

Elshani për Periskopin tha se kërkesat më të mëdha për sot janë nga komuna e Leposaviqit me 37 sosh, pasuar nga Zveçani me 36, Mitrovica e Veriut me 25 dhe Zubin Potoku me 21.

Numri total i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve deri më tani ka arritur në 2 mijë e 952, ndërsa afati është i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.

Shpërndaje në: