Dy të lënduar nga një aksident në Gllarevë të Klinës
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Personat e lënduar kanë marrë trajtime mjekësore në Klinë.
“Organet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin“, tha Rugova.