Sazan Ibrahimi: Ministria e Financave i’u bllokon Komunave mjetet nga të hyrat vetjake

Sazan Ibrahimi: Ministria e Financave i’u bllokon Komunave mjetet nga të hyrat vetjake

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka akuzuar Ministrinë e Financave se po ua bllokon komunave mjetet vetanake, shkruan Periskopi.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) që sa më shpejt të bëj bartjen e mjeteve financiare të Komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023.Këto mjete janë të Komunave dhe duket shumë absurd që mjetet e Komunave të bllokohen nga niveli qëndoror”, ka thënë ai.

“Kemi të bëjmë më mosbartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro. Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye”, shtoi ai.

Ibrahimi theksoi se niveli qendror po pengon që komunat e Kosovës që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar ato mjete.

“Duke marrë parasysh që këto mjete nga rritja e të hyrave vetanake të komunave për vitin 2023 janë të destinuara për projekte kapitale, me këtë veprim niveli qendror i fut në rreziqe komunat që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar. Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror. Komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete Komunat. I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore per realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërten po neglizhohet në dëm të Komunave e rrjedhimishte në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve, përfundoi Ibrahimi

Shpërndaje në: