“Dritarja për Investimet e Diasporës”, Hoti thotë se Kurti po e bën për votat e mërgimtarëve

“Dritarja për Investimet e Diasporës”, Hoti thotë se Kurti po e bën për votat e mërgimtarëve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lansimit “Dritares për Investimet e Diasporës”, programit për garantimin e kredive i cili synon tërheqjen e investimeve nga diaspora, ku ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e bën këtë meqë ka nevojë për votat e mërgatës, raporton Express.

Hoti ka rikutjuar premtimin që kishte bërë Kurti në vitin 2021 për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës për udhëtime me kosto të ulët. Ai ka thënë se për katër vjet nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Sikur këto mjete prej 100 milionë euro të ishin investuar në funksionalizimin e Aeroportin e Gjakovës siç ka qenë premtimi i Kurtit, sot diaspora jonë do të udhëtonte më lirë drejt vendlindjes. Miliona euro që sot shpenzohen në bileta aeroplani do të mund të investoheshin në Kosovë pa asnjë garancion qeveritar, sepse Kosova është vendi ynë”, ka shkruar Hoti.

“Pasi këtyre qeveritarëve nuk u vjen turp të mashtrojnë pa nda qytetarët në Kosovë e në diasporë, ne nuk kemi pse të ndihemi keq të shfaqim mashtrimet e tyre çdo ditë”, ka shkruar tutje Hoti.

Shpërndaje në: