Drejtoria e Arsimit në Pejë publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Drejtoria e Arsimit në Pejë publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Drejtoria për arsim në Pejë, ka dalë me rezultatet e Testit të Arritshmëtrisë për shkollat e mesme të ulta, të cilat kanë arritur të grumbullojë mbi 54 për qind % në nivel komune.

Nga ky test sipas listës të publikuar nga Drejtoria e Arsimit në Facebook, në këtë komunë shkollat me rezultatet më të mira u treguan “Lidhja e Prizrenit” me mbi 68 %, e pasuar pastaj nga ajo e “Skënderbeut” dhe “Rilindja” me 64%, respektivisht 62%.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë së shkollave përkatëse në komunën e Pejës/ Foto nga Drejtoria e Arsimit Pejë 

Nga të dhënat e Drejtorisë për Arsim shkollat të cilat u treguan më pak të suksesshme janë ajo nga SHMU “Naim Vaqilharxhi” me 45% dhe ajo e “Migjenit” me mbi 43%.

Testit të Arritshmërisë në komunën e Pejës i janë nënshtruar mbi 1200 nxënës nga 27 shkolla nga ky qytet.

Shpërndaje në: