Garantimi i kredive për investime nga diaspora, Syla: Kurti e ka pa që votat i ka në mërgatë, këtu s’po i dhezin kopallat
Sot është lansuar “Dritarja për investime të diasporës”. Në ceremoni, Kurti ka thënë se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv dhe se për ta po e hapin “një dritare e cila do t’i ketë 100 milionë euro”.
Pas kësaj ka reaguar analisti Valon Syla, duke thënë se Kurti “e ka knaq me investime brenda vendit, çmime të shtrejta e bllokim ekonomik”.
“Albin Kurti e ka knaq me investime brenda vendit, çmime të shtrejta e bllokim ekonomik… sot paska dalë me ju jep kredi atyre jashtë vendit me kredi deri në 10 milionë e deri në 100 milionë euro.”
Ai ka thënë se Kurti “e ka pa” që votat e tij janë në mërgatë.
“Pra, na që jetojmë këtu duhet me investu për ata jashtë se Albin Kurti e ka pa që votat e tij janë atje… se brenda mo spo i dhezin mo kopallat.”
“Kush e ka pas ndermend me dalë ka dalë. Kush e ka pas mendjen nga diaspora me investu ketu janë dhe punojnë… kujna po i drejtohet Kurti atje… baushtellës, pastruseve, me kredi 10 milionë, apo atyre qe jetojnë me social atje e shajnë me komente në Facebook.
Në fund Syla ka thënë: “Çu more ndreq dicka mrena Kosovës se as kriminelët në burg sun pi mbani”.