I frikësojnë duke ua përmendur vazhdimisht mundësinë për sulm nga Serbia, në anën tjetër pushteti i bën thirrje diasporës për investime
Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë e “Dritares për investime të diasporës” dha hollësi rreth kësaj iniciative.
Sipas tij, ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.
“Kemi premtu qeverisje të pakorruptuar, politika të mirëmenduar dhe ndryshimin e imazhit. Mërgatën tonë e kemi pa si faktor kyç”, tha ai.
Më tej, Kurti tregoi se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv.
“Po e hapim dritaren për diasporën që mërgata të zhvillohet edhe në Kosovë. E tërë dritarja do të ketë 100 milionë euro”.
Edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për lansimin e programit të ri “Dritarja për Investime të Diasporës”.
Murati deklaroi se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK ka ofruar 2 milionë.
“Kjo do të mundësojë rritjen e investimeve nga diaspora. Atje kanë pasur histori kreditor por nuk ju kan leshuar kredi për investim në Kosovë. Ideja ka qenë që të krijohet një dritare e re që të mundësoj garantimin e këtyre kredive për investim nga diaspora. Nga bashkëbisedimet Kemi ardhur në përfundim që kjo është e domososdoshme” ka thënë Murati.
“Qeveri e Kosovës ka ofruar Deri 8 milion euro kapital shtesë ndërsa fondi ka ofruar 2 milionë dhe do të lëshohen kredi deri 3 milionë euro për investime” shtoi ai.