Një polic dyshohet se ka plagosur akisdentalisht një të mitur në Istog
Një zyrtar policor ka plagosur një person, mëngjesin e sotëm në fshatin Dubravë të Istogut.
Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet të ketë qenë aksidentale, nga pakujdesia e zyrtarit policor.
Raportohet se viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare, shkruan sinjali.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.