Ikja para syve të shtetit – Cilët janë të “larguarit” nga burgjet e Kosovës?
Enver Sekiraqa, Faton Hajrizi, Ujkan Metaj dhe Marko Roshiq janë katër emrat e fundit që janë arratisur-“larguar” nga burgjet e Kosovës, në koherencë prej tre muajsh.
Edhe sot më 15 korrik 2024, Institucionet e Sigurisë janë duke vazhduar kërkimin dhe lokalizimin e katër të arratisurve nga burgjet e Kosovës. Ku për brenda tre muajve, katër “kriminela” kanë arritur t’u ikin grilave.
Fillimisht, më 18 maj, Enver Sekiraqa është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, ku Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim.
Lajmi për arratisjen e tij u konfirmua për mediat nga Policia e Kosovës dhe u bë e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim të Sekiraqës në të gjitha vendkalimet kufitare.
Pas largimit të Enver Sekiraqës, i dyti është Faton Hajrizi ku me 6 korrik është arratisur nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë.
Faton Hajrizi, qytetari që ishte dënuar me 25 vite burguim kur vrau një ushtar rus në moshën 15 vjecare, në mëngjesin e sotëm ka ikur nga Burgu i Smrekonicës që është edhe hera e tij e nëntë me radhë që e ka bërë një gjë të tillë.
Personi i tretë është Ujkan Metaj.
Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim është arratisur sot nga Burgu i Dubravës.
Arratisja apo largimi i katërt është Marko Roshiq, një nga katër të dënuarit për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq është arratisur nga drejtësia.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ditën kur është marrë vendimi neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit dikund pasdite. Po atë ditë ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi”, ka thënë Elshani.
I shpallur fajtor dhe i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Roshiq ishte liruar nga paraburgimi dhe po mbrohej në liri.
Ndërkaq Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të premten e 28 qershorit aktgjykimin për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke i dënuar me burgim katër persona, ndërsa e liroi një tjetër.
Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u dënuan në total me 22 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Sillvana Arsoviq u lirua nga akuzat.
Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.