Ndërtesa nga e cila është sulmuar Trumpi ishte përgjegjësi e policisë lokale

Ndërtesa nga e cila është sulmuar Trumpi ishte përgjegjësi e policisë lokale

Forcat lokale të rendit kishin përgjegjësinë për ndërtesën nga e cila Thomas Matthew Crooks qëlloi disa herë në drejtim të ish-presidentit Donald Trump të shtunën, ka mësuar Fox News.

Ndërtesa nga e cila gjuajti Crooks ishte një “pikë tubimi” për një nga ekipet lokale kundër snajperëve, sipas një zyrtari federal të zbatimit të ligjit të njohur me planet e sigurisë.

Burimi ka thënë gjithashtu se një ekip ishte vendosur në, ose afër, ndërtesës. Kishte gjithsej katër ekipe kundër snajperëve në tubimin e Trumpit në Butler, Pensilvani, të shtunën, duke përfshirë dy nga Shërbimi Sekret dhe dy nga zbatimi i ligjit lokal.

Burimi ka thënë gjithashtu se Departamenti i Sherifit të Qarkut Butler ka konfirmuar se një oficer u ngjit në çati, pa Crooks të armatosur me një pushkë dhe u tërhoq.

Menjëherë pas kësaj, Crooks filloi të qëllonte, sipas burimit. Pak më vonë, një kundër snajper i Shërbimit Sekret qëlloi dhe vrau Crooks.

Departamenti i Sherifit të Qarkut Butler nuk ka pranuar të komentojë.

Trumpi sapo kishte filluar të fliste në një tubim të shtunën në mbrëmje kur personi i armatosur, i identifikuar më vonë si Crooks, gjuajti në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur në vesh.

Si pasojë e sulmit një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga audienca.

Shpërndaje në: