Evi Kokalari distancohet nga Berisha, Pekën e non grata PD’ja: Jeni një tufë palaçosh, përfundimisht shumë katunarë

Evi Kokalari distancohet nga Berisha, Pekën e non grata PD’ja: Jeni një tufë palaçosh, përfundimisht shumë katunarë

Aktivistja shqiptaro-amerikane, e afërt me konservatorët e Republikanëve në SHBA, Evi Kokalari, është irrituar fort me shkrimet e Çim Pekës e veprimet e Sali Berishës pas atentatit ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump.

Kokalari dihet se dikur mbështeste PD’në dhe liderin me vulë të saj Sali Berishën dikur, por jo pa ekuivokë e pa kritika. Nuk i kurseu kritikat as sot dhe ishte e irrituar në kontributin e tyre në përçarje e përhapje të urrejtjes brenda shqiptarëve duke shfrytëzuar një rast tragjik në SHBA.

Peka kishte shkruar se e majta kudo është e njejtë në botë duke bërë paralele mes Biden dhe Ramës dhe Berishës e Trump eduke lënë të nënkuptohet thuajse ishte pushteti amerikan i përfshirë në atentat.

“Çim Peka perfundimisht eshte shumë katunar. Nuk durohet me ky provincializmi patetik qe ka mbytur opoziten.

Ajo nuk e kurseu as liderin e sanksionuar të PD për deklaratat e tij të djeshme edhe tani kur sjellja e qëndrimet e vet liderit Berisha që e krahasoi veten me ish presidentin amerikan Trump e me mburrje të jashtëzakonshme e të pamatura që në nëntekst kishte komplotin e vrasjes edhe nga Shtëpia e Bardhë.
“Berisha doli mbreme duke krahasuar veten me Trump dhe duke akuzuar Edi Ramen, se Edi Rama po te donte ti bente dem fizik Berishes, do i binte me grusht ne miting”.
Ajo u kujtoi publikut se as nga fushata e ish presidentit Donald Trump e as ai vet nuk kanë akuzuar as nj= krah të tërë politik e as presidentin amerikan Joe Biden, rivalin e tij politik. E dha edhe verdiktin e saj për partinë opozitare shqiptare, liderin e saj dhe Çim Pekën.

“Nderkohe as Trump, sa fushata s’kane akuzuar te majten apo Joe Biden, sepse jane njerezit serioz. You’re a bunch of clowns!”.

Të dy krahët politik amerikanë kanë bërë thirrje që retorika elektorale të zbutet pas atentatit ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump. Ndasitë dhe polarizimi po ashtu edhe ideologjik në SHBA është i theksuar periudhën e fundit por jo i përgjithësuar ndaj të gjithë spektrit e krahut politik apo partie./gazetametro.net 

Shpërndaje në: