Atentatori bleu 50 fishekë disa orë para se të qëllonte drejt Trumpit
Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan lokal të armëve vetëm disa orë përpara se ta kryente sulmin, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, raporton CNN.
Shërbimi Sekret nuk e spastroi ndërtesën ku ishte vendosur ai.
CNN shkruan se Shërbimi Sekret përdori dy ekipe lokale kundër-snajper gjatë mitingut të ish-presidentit Trump në Pensilvani, përveç dy ekipeve kundër-snajper të Shërbimit Sekret.
Nga të shtënat e atentatorit, një pjesëmarrës në tubim u vra, ndërsa dy mbetën të plagosur.
Atentatori 20-vjeçar, i identifikuar si Thomas Matthew Crooks, u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.