Prishtina e Përjetimeve – Përparim Rama koalicion me AAK, ‘tërmet’ në LDK
Përparim Rama Kryetar i Prishtinë ka lidhur koalicion qeverisës me Aleancën për Ardhrmërinë e Kosovës, shkruan Periksopi.
Burimet kanë thënë se tashmë dy drejtor të AAK`së kanë nisur punën.
Si pasojë e pazareve të Ramës, AAK ka marrë dy drejtori, atë të administratës, ku është vendosur drejtore asamblistja e AAK`së, Valbona Vitija Ajeti, e ku është larguar drejtori i LDK`së Vigan Kastrati nga kjo pozitë.
AAK ka marrë edhe një drejtori tjetër, ku Kushtrim Mushica ka marrë pozitën e drejtorit të Sportit, në vend të ish drejtorit tashmë, Bardh Krasniqi.
“AAK do t`i takoj plus një drejtori ajo që pritet të formohet së shpejt, drejtoria e Mobilitetit e cila do të ndahet nga drejtoria e Shërbimeve Publike, por emri i drejtorit ende nuk është vendosur”, kanë thënë burime të Periskopit.
Sipas burimeve ky pazar i Përparim Ramës ka shkaktuar reagime të shumta brenda LDK`së, të cilët janë shprehur të pakënaqur me këto lëvizje të kryetarit të Prishtinës.
Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte larguar nga koalicioni me LDK-në, në shkurt të këtij viti.
Këtë e kishte bërë pak minuta pasi që në Kuvendin Komunal ishte është votuar për anulimin e vendimit për këmbim të pronave.