Spanja është kampionia e re e Europës, mposht Anglinë
Kampioni i Europës tashmë ka një emër të ri.
Spanja e ka fituar këtë titull, duke triumfuar 2-1 ndaj Anglisë, në finalen e madhe që u luajt sonte në Berlin.
Së pari në epërsi doli pikërisht Spanja me anë të Nico Willimas, për t’iu kundërpërgjigjur Cole Palmer për 1-1.
Golin e fitores për Spanjën e shënoi Mikel Oyarzabal.
Spanja tashmë ka fituar katër trofe të Kampionateve Europiane, ndërsa Anglia mbetet pa asnjë.