Futbollisti spanjoll njofton pensionimin pas finales së sotme
Spanja do të përballet me Anglinë sonte në finalen e Kampionatit Evropian.
Ndeshja zhvillohet në ”Olympiastadion”, më fillim nga ora 21:00.
Kjo natë do të jetë e veçantë për mbrojtësin spanjoll, Jesus Navas, i cili ka njoftuar se do të pensionohet.
Përkundër moshës, 38-vjeçari kishte besimin e trajnerit Luis De La Fuente, ku luajti tre ndeshje në Euro 2024.
“Mrata më tha se është koha për të folur pasi kjo është ndeshja ime e fundit me Spanjën! Jam i emocionuar për gjithçka që kam bërë në futboll dhe në ekipin kombëtar. Të jesh këtu në moshën 38-vjeçare është unike dhe e mahnitshme. Do të ishte e jashtëzakonshme të fitonim Eurokupën, veçanërisht për shokët e skuadrës, për tifozët, të cilët mendoj se e meritojnë, si po punojnë, si po e bëjmë ne, si stërvitemi çdo ditë. Jemi shumë krenarë se si po e bëjmë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Navas.
Jesus ka 56 paraqitje për Spanjën, ka ka arritur ta fitoj dy herë Kampionatin Evropian, 2008 dhe 2012, dhe një hërë Kampionatin Botëror në vitin 2010.