Tallja e Kurtit me qytetarët: Qeverisja e mirë, arsye për mos ta braktisur vendin – mergimtarët të kthehen në Kosovë

Tallja e Kurtit me qytetarët: Qeverisja e mirë, arsye për mos ta braktisur vendin – mergimtarët të kthehen në Kosovë

Nga mbledhja e partisë së tij, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij iu ka dhënë qytetarëve arsye jo vetëm që të mos largohen nga vendi, por edhe mërgimtarëve për t’u kthyer e për të jetuar në Kosovë.

Kurti tha se në qeveri “shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak se 4 vjet është bërë”.

 

Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe”, u shpreh Kurti, ndërsa iu bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

“Ejani përsëri për pushime verore në Kosovë. Ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës. Ejani edhe për punë e kthehuni në vendlindjen tuaj dhe në Kosovën tuaj të dashur”, iu tha Kurti mërgimtarëve.

Madje ndërmarrësit, Kurti i ka ftuar që të investojnë.

“Juve që jeni ndërmarrës, ju themi investoni që të fitoni, jo sikur dikur, kontribuoni duke sakrifikuar, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon. Bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi e bashkë këtë edhe mund ta rrisim më tej, edhe ta përshpejtojmë gjithsesi”, tha Kurti.

Ai tha se punuan shumë e mençur “për sukseset të cilat kanë dalë në dritë tek sivjet”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre

Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo…

A janë këto favorizimet e ministrit Peci? Ja si asamblisti i LDK’së braktisi partinë pasi iu premtua një pozitë në MBPZHR

Si u favorizua asamblisti që braktisi LDK’në në Podujevë, për t’u punësuar në Ministrinë e…

Hamza me tubim në Skenderaj: Faleminderit DRENICË

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën…

Formacionet zyrtare: Rumania – Kosova

Kosova vazhdon ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror në ciklin kualifikues të UEFA Nations League.…

“Kur ka ra Kushtrimi në Llap”- Abdixhiku publikon pamje nga tubimi në Podujevë

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeminister, Lumir Abdoxhiku ka publikuar foto nga tubimi në…

“Erdhi koha” – Zhegrova e ‘paralajmëron’ Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë. Në “Arena Nationala”, Kosova…

Ironizon zëdhënësi i AAK-së: Besoj se ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes së VV-së

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e…

Limaj në Malishevë, falënderon bashkëvendasit për përkrahje

Kreu i NISMA’s për Kosovën Fatmir Limaj, ka vizituar sot vendin e tij të lindjes…