Kunati i Albulena Haxhiut i tronditur me ndërhyrjen e deputetit të VV’së në shpronsimet në Shipitull

Kunati i Albulena Haxhiut i tronditur me ndërhyrjen e deputetit të VV’së në shpronsimet në Shipitull

Kunati i Albulena Haxhiut dhe aktivisti i VV’së, Dardan Krasniqi, ka reaguar pasi deputeti i deputet i partisë në pushtet, Halil Thaçi është kapur në një incizim, ku deklaron, në një takim me disa qytetarë, se ai dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë ndikim në Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve, komision që vendos për shpronësimet e vendbanimeve ku gërmon Korporata Energjetike e Kosovës për qymyr, shkruan Periskopi.

Krasniqi u shpreh se ajo se çfarë flet deputeti Thaçi në incizim është e neveritshme duke e krahasuar rastin e tij me atë të Adem Grabovcit.

“Deputetit të VV-së Halil Thaçit i duket normale ndërhyrja në institucionte të pavarura, për shpronsimin e pronave në Shipitullë!”- tha ai.

Tutje Krasniqi tha se Kosovën e ka marrë pusi nëse gjuha e përdorur nga Thaçi është e pranueshme.

“Nëse kjo gjuhë është e pranushme, atëherë po e them se Kosovën e ka marr pusi!

Për besë e dhimbshme sa e neveritshme!

Kosova meriton ndryshe!

Qytetarët meritojnë ndryshe!”- ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Adem Grabovcin krejt e kemi shah në stilin e PRONTOS! Ama krejt pushtetët po ja kanë lakmi stilit të tij të ndërhyrjëve dhe krijimit të pasurisë, favorëve dhe ndikimit për grupe te veta!

Fëmija i abuzuar bëhët abuzues!

E dhimbshme çfarë standarti është krijuar! E këndej gojën plotë parime, transparencë e llogaridhënje! Por, pas disa vitëve e kuptojmë se çfarë po ndodhë sot por do të jetë vonë, tepër vonë!

Kosova e paguan çmimin e rëndë!

Pronto gjithëandej!

Deputetit të VV-së Halil Thaçit i dukët normale ndërhyrja në institucionte të pavarura, për shpronsimin e pronave në Shipitullë! Ndoshta krejt e ka më qëllim të mirë! Por ky nuk është standarti që mija aktivist e mbështetës votues e kanë dhënë për ndryshim të politikbërjës! Kosova e populli sa do që është nënshtruar popullizmit politik, MERITON më ndryshe! Deputeti në fjalë e ka mundësinë në foltorën e kuvendit ta mbronë interesin qytetar nëse ka dëshmi se shkilët, aty i sfidon institucionët dhe mbronë pronën e interesin qytetar, jo në tavolina me gjuhën e prontos që mund ta degjoni vet sonte në Kallxo.com e ta lëxoni vet si më poshtë! Nëse kjo gjuhë është e pranushme, atëherë po e them se Kosovën e ka marr pusi!

Për besë e dhimbshme sa e neveritshme!

Kosova meriton ndryshe!

Qytetarët meritojnë ndryshe!

E dhimbshme sa të çahët zemra me e pa të vetmin formacion politik si Lëvizja VETËVENDOSJE! që është ndërtu me plotë mundë e sakrificë, se në çfarë po e shëndërrojnë!

Shpërndaje në: