Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan thirret të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve

Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan thirret të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve

Komiteti i Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, të udhëhequr nga republikanët, e ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të planifikuar për 22 korrik, raporton Guardian.

“Amerikanët kërkojnë përgjigje për tentativën për vrasjen e Presidentit Trump” tha paneli në një deklaratë në X, duke theksuar se paraqitja e Cheatle është vullnetare.

Këto zhvillime vijnë pas një atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trumpt, i cili u qëllua në pjesën e sipërme të veshit të djathtë gjatë një tubimi në Pensilvani.

Atentatori 20-vjeçar u vra në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Shpërndaje në: