PDK e LDK e quajnë populiste dhe për efekt elektoral, thirrjen e Kurtit për anëtarësim në NATO
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, me pretekstin se ka dështuar ta avancojë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në NATO.
Thirrjen e kryeministrit Albin Kurti që anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës, PDK e LDK e konsiderojnë populiste dhe për efekt elektoral, andaj e konsiderojnë si proces të vështirë këtë kohë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për anëtarësim në NATO e organizata tjera, e sheh si konsum të brendshëm politik pasi sipas tij nuk ka veprime konkrete në këtë drejtim.
Sipas tij, dëm të madh po i shkakton edhe mungesa e koordinimit me aleatët ndërkombëtar.
“Sa po punohet dhe sa po ruhet partneriteti me njerëzit që janë shtete partnere, mbi të gjitha e dertiminojnë anëtarësimin tonë në aleancën veri-atlantike, dhe që të ketë paqe të vazhdueshme në rajon, në interesat që ne i kemi si anëtarësim të Kosovës ose synim prioritar nga presidenti Rugova deri më sot. Mënyra se si Qeveria i ka trajtuar partnerët kjo ka lënë shije të keqe shpeshherë edhe me dallime të mëdha por ne insistojmë që të ruhet miqësia, partneriteti dhe të fuqizohet pjesa e strukturës së sigurisë në Kosovë, sidomos ushtria dhe të jemi pjesë e kësaj aleance. Ne punojmë për paqe Kosova është dëshmuar që është vend paqësor edhe pse lufta na është imponuar për liri dhe pavarësi dhe kjo nuk ka qenë asnjëherë në dyshim të askujt”.
“Ndoshta ka pasur nuanca që zotri Kurti shpeshherë për konsum të brendshëm jo atë që ka qenë reale duke përmendur tendenca të luftës ose të rrezikshmërisë, të cilat kanë ngritur shqetësime tek qytetarët. Pavarësisht kësaj ne duhet të sigurohemi që të kemi institucione stabile dhe kredibile, të kemi të fuqishme pa imponime politike pa fasadë. Të investojmë në strukturat tona të sigurisë dhe të jemi me ata konkurrente me të cilët po dëshirojmë që të bëhemi partner dhe pjesë. Përderisa është NATO këtu dhe KFOR-it, atëherë kjo është edhe një siguri shtesë që Kosova ka mbështetjen e aleatëve. Kështu duhet bëjë rrugëtimin e saj drejtë Integrimit Evropian dhe Euroatlantike. Dialogu nuk ka pasur ndonjë strategji nuk është dëgjuar pjesa e mirë ose alternativa që kanë dhënë opozita. Është hequr dorë nga disa çështje që kanë qenë tepër të rëndësishëm që të jenë pjesë e dialogut dhe përfundimit të saj me njohjen reciproke”.
Deputeti i LDK-së, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të ekzekutivit për siç ka thënë dështimet në qeverisje. Ka thënë se skandalet i ka shumë të mëdha e aferat e mëdha korruptive.
“Kurti është dashur që të jap dorëheqje për dështimet që ka pasur në qeverisje dhe në paaftësinë për me udhëhequr me institucionet e Republikës së Kosovës, ndoshta i duhet edhe pak kohë në opozitë edhe të strukturoret në aspektin ideologjik të brendshëm për të pasur një qasje apo udhëheqje të mirëfilltë. Skandalet i ka shumë të mëdha mos të flasim për aferat e mëdha korruptive dhe dëmtimit të buxhetit. Për mënyrën se si ka qeverisur Kurti nuk ka pasur një progres dhe pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha nga ata që i kanë besuar. Tashmë jemi në fazën ku na presin edhe zgjedhjet e parakohshme ose zgjedhje e rregullta por po e shohim se nuk është në aspektin moral ai njeri i cili ofro dorëheqje dhe krijon mundësi për zgjedhje të lira”, ka deklaruar Zemaj per EO.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti që “asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO”, janë populiste dhe për efekt elektoral.
“Kjo deklaratë çfarë kuptimi ka tash në aspektin populist në prag të zgjedhjeve për efekt elektoral deklaratë shumë e mençur kjo është objektivi i Kosovës për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian edhe për integrime Euroatlantike në përgjithësi edhe NATO-së. Mirëpo si mund të ketë kuptim një deklaratë e tillë nëse me marrëveshjen e 27 shkurtit të vitit 2023 vet kryeministri në tavolinën e bisedimeve ka pranuar që Serbisë t’i hiqet kushtëzimi për 10 vite për njohje të Kosovës dhe për ndryshim të Kushtetutës, çfarë logjike ka kjo deklaratë, çfarë efekti pse thuhet kjo. Thjesht për efektet populiste sepse jemi afër zgjedhjeve dhe duhet me formuluar sa më shumë kauza, deklarata që prodhojnë kauza në një hap tutje për t’i mashtruar edhe një herë qytetarët”, ka thënë Berisha.
Procesin e anëtarësimit të Kosovës në këto organizata ndërkombëtare, Berisha e quan objektiv të kahershëm shtetëror. Andaj, thekson se Qeveria Kurti nuk ka bërë mjaftueshëm për ta arritur këtë objektiv. Kritika ka edhe për dhënien e tokës hektarëshe Manastirit të Deçanit.
“Të gjithë punët e bëra Kosova që nga pavarësia e këtej janë në shërbim të integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe për të pasur ulëse edhe në Kombet e Bashkuara pra ky është objektiv shtetëror. Sa ka kontribuar në këtë periudhë qeverisje për afrimin e Kosovës nga këto integrimet tregojnë realitetin në terren. Ju e patë që vetëm në Këshillin e Evropës, vetëm për ta quar raportin e Dora Bakoyanis implemetojë një vendim që është dhe vet e ka quajtur dhe është zotuar që nuk do ta zbatojë kurrë të periudhën së Milosheviqit për pronat publike që iu dhanë Manastirit të Deçanit. Sikur t’i pranoheshin kushtëzimet e tjera këto kanë dërguar një letër me tre nënshkrime tre lider, se janë në gjendje të përmbushin çdo detyrim. Po mundohen të mbulojnë dështimin ekonomik social, politikë, dialog, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi në të gjitha fushat me tema të mëdha të cilat janë jashtë domenit të vendimmarrjes vetëm të Kosovës pa koordinimin me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha.