Identifikohet personi që tentoi ta vr*ste Trumpin: Është një 20 vjeçar

Identifikohet personi që tentoi ta vr*ste Trumpin: Është një 20 vjeçar

FBI para pak çastesh përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e ka identifikuar personi që plagosi ish-presidentin Trump në tubimin elektoral në Pensilvani.

Sipas FBI-së personi që e sulmoi me armë Trumpin e më pas u vra nga Shërbimi Sekret është një 20 vjeçar me emrin Thomas Matthew Crooks.

Inteligjenca amerikane thotë se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë.

Ky është një qytet rreth 70 km ose një orë me makinë nga Butler, vendi i tentativës për vrasje.

“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë në hetim inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, thuhet në deklaratën e FBI.

Shpërndaje në: