Të shtënat në tubimin e ish-Presidentit Trump, deklarohet Shërbimi Sekret Amerikan
Shërbimi Sekret Amerikan janë deklaruar pas incidentit të ndodhur sot, në një tubim elektoral në Pensilvani, e ku mbeti i qëlluar me armë zjarri, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton CNN, përcjell Periskopi.
Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka thënë se Trump tashmë është i sigurt.
“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi përmes një deklaratë. /Periskopi/