Samiti i NATO-s, Presidenca përmbledh takimet e Osmanit me zyrtarët e lartë në Washington
Presidenca e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që presidentja Vjosa Osmani i ka zhvilluar gjatë vizitës në Washington D.C., në margjinat e Samitit të NATO-s.
Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se është takuar me homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh.
Ajo ka listuar zyrtarët e lartë shtetëror amerikanë që ka takuar, duke filluar nga presidenti amerikan Biden, e deri tek ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
Tutje, presidentja njoftoi se është ftuar edhe në aktivitetin e hapjes së Samitit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.
Më poshtë mund ta lexoni listën e zyrtarëve të lartë me të cilët është takuar Osmani:
Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden
Sekretarin e Shtetit Antony Blinken
Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien
Michael Carpenter, Drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve
Kryetaren e Nderit të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisten Nancy Pelosi
Senatorët: Jeane Shaheen, Chris Murphy dhe Amy Klobuchar
Kongresistët: Keith Self, Pete Sessions, Gary Palmer dhe Zach Nun
Ambasadoren Geeta Gupta, udhëheqëse e zyres së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave
Ambasadoren Melanne Verveer nga Georgetoën Institute, ish-përfaqësuese e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave
Përgjatë Samitit, Presidentja po ashtu kishte mundësinë të bisedojë me:
Presidentin e Francës, Emanuel Macron
Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović
Presidentin e Finlandës, Alex Stubb
Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau
Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Fried
Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev
Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy
Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analenna Baerbock
Ministrin e Jashtëm të Holandës, Caspar Veldkamp
Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis,
si dhe përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse.
Presidentja Osmani, po ashtu:
1. Me ftesë të Sekretarit Blinken mori pjesë në aktivitetin e hapjes së Samitit të NATO-s dedikuar Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë
2. Me ftesë të Presidentit Biden mori pjesë në takimin përmbyllës të Samitit të NATO-s, për shtetet e përfshira në Iniciativën “Compact Ukraine”
4. Mori pjesë në pritjen e organizuar nga Atlantic Council dhe Munich Security Conference për nder të 75 vjetorit të NATO-s
5. Mori pjesë në pritjen zyrtare të NATO Public Forum, organizuar nga Misioni i Francës
6. Bëri homazhe në nderim të ushtarëve amerikanë në Varrezat Kombëtare në Arlington