“Vendosa me zemër për Kosovën”, Rexhbeçaj tregon pse vonoi aq shumë për t’i thënë ‘po’ Kosovës

“Vendosa me zemër për Kosovën”, Rexhbeçaj tregon pse vonoi aq shumë për t’i thënë ‘po’ Kosovës

Elvis Rexhbeçaj ka vendosur t’i thotë ‘Po’ Kosovës, duke u bërë kështu prurja më e re e Kombëtares së Kosovës.

Rexhbeçaj do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës duke filluar nga muaji shtator, kur Kosova nis përballjet në ndeshjet e Nations League.

Nga njoftimi i FFKs-ë, Rexhbeçaj tha se mezi po pret të luaj për fanellën “Dardane”, kurse tregon poashtu edhe pse u vonua ky nënshkrim i kontratës.

Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona.

“Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.

Kujtojmë që Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

 

Shpërndaje në: