Fillojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare: Te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta
Mërgimtarët kanë nisur ardhjet e tyre në Kosovë.
Tashmë kanë filluar të rriten pritjet nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë.
Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona është deri në 350 metra.
Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku sipas QKMK-së, pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona deri në 100 metra.
Ndërsa, pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, me pritje për hyrje-dalje deri në 5 minuta.