Yamal tregon se çfarë i kërkoi Mbappe pas gjysmëfinales Spanjë – Francë

Yamal tregon se çfarë i kërkoi Mbappe pas gjysmëfinales Spanjë – Francë

Lamine Yamal ka zbuluar se Kylian Mbappe ia kërkoi fanellën, pasi 16-vjeçari shënoi dhe Spanja e mposhti Francën në gjysmëfinale të EURO 2024.

Në një intervistë me Marca pas gjysmëfinales dhe në pritje të finales kundër Anglisë, Yamal u pyet nëse ndonjë lojtar i kishte kërkuar atij, një 16-vjeçari, fanellën e tij gjatë turneut.

 

Yamal shënoi një gol fantastik, që lehtësisht mund të jetë më i miri i turneut ndërsa Spanja mundi Francën për të kaluar në finale për herë të parë që nga viti 2012. Me potencialin e tij në zhvillim, bluzën e tij të veshur në ndeshjen gjysmëfinale në veçanti, por në të vërtetë çdo lojë në Euro 2024, do të jetë jashtëzakonisht e vlefshme dhe e kërkuar me kalimin e kohës, veçanërisht nëse ai ndjek një trajektore të ngjashme me Lionel Messin. Shumë futbollistëve u pëlqen të mbledhin fanella të lojtarëve kundër të cilëve kanë luajtur dhe Mbappe po bën një gjë të tillë.

Yamal tha: “Mbappe kërkoi fanellën time kundër Francës, mirë, një punonjës në dhomat e zhveshjes e kërkoi për të, dhe Federico Chiesa në ndeshjen ndaj Italisë. Punëtori në dhomë më tregoi se kush e kërkon. Nëse Mbappe e kërkon. do t’ia jap. Pa problem. Nuk e di çfarë kam, Kur fituam ndaj Francës, po mendoja për finalen, kur je i emocionuar, nuk mban mend mirë.”

 

Anglia qëndron mes Spanjës dhe trofeut të Euros. Aty ku Spanja e Luis de la Fuente ka vendosur standardin si skuadra për të mundur deri më tani, Anglia e Gareth Southgate ka qenë pragmatike dhe ka gjetur mënyra për të fituar në momente të fundit në vend që të luajë vazhdimisht mirë. Kjo ndoshta i bën ata edhe më të rrezikshëm për shkak se sa të paparashikueshëm mund të jenë.

Finalja e madhe e EURO 2024 është nesër (e diele), më 14 korrik, duke filluar nga 21:00, në Olympiastadion në Berlin të Gjermanisë.

 

Shpërndaje në: