Osmani në Washington takon Sekretarin Lammy: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar një numër liderësh vendesh të ndryshme. Shefja e shtetit sot ka njoftuar edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Osmani ka thënë se e ka uruar Sekretarin Lammy për pozitën e re që ka marrë dhe ka shtuar se mezi pret të punojë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy, për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar presidentja.
In the margins of the #NATOSummit in Washington D.C., I congratulated the new British Foreign Secretary, @DavidLammy, on his appointment.
The UK remains a steadfast ally of Kosovo, and I look forward to working together to further strengthen our ties. 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/1FZaW6HPfE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024