Prizren: Nëna raporton në Polici se djali dhe vajza saj janë zhdukur
Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza dhe djali, shkruan Periskopi.
Në raportin 24 orësh thuhet se kanë nisur hetimet.
“Fsh. Nashec, Prizren 12.07.2024-04:30.Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim