Shemben skelet e një ndërtese në Zvicër, vdesin tre persona
Të paktën tre persona u vranë dhe tetë u lënduan këtë të premte kur skelat u shembën nga një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim në qytetin perëndimor zviceran të Lozanës, tha policia.
Skela u shemb pak para orës 9:30 të mëngjesit, duke rënë ‘si një shtëpi prej letrash’, sipas një dëshmitari, shkruan AFP.
E gjithë struktura e skelës në njërën anë të kullës 60 metra u rrëzua, duke bërë që punëtorët e ndërtimit të bien në tokë.
Katër nga ata që mbijetuan u lënduan rëndë. Ata dhe dy persona që u lënduan më pak u dërguan në spitalet aty pranë, tha policia.