“Kjo është hera e fundit që do të më shihni”, Ellen DeGeneres po largohet nga jeta publike

“Kjo është hera e fundit që do të më shihni”, Ellen DeGeneres po largohet nga jeta publike

Komediania e mirënjohur, Ellen DeGeneres, po largohet nga jeta publike.

Ajo ka anuluar disa shfaqje që do t’i mbante në kuadër të turneut në SHBA.

DeGeneres i ka thënë publikut se “kam përfunduar së qeni në syrin publik”, shkruan Forbes.

Kjo deklaratë e saj vjen dy vjet pasi emisioni i saj u anulua kur punonjësit deklaruan se ajo sillet keq me ta.

DeGeneres papritur ka anuluar katër shfaqje, në Chicago, San Francisco, Seattle dhe Dallas, duke u thënë të pranishmëve se “kjo është hera e fundit që do të më shihni”.

Shpërndaje në: