Kjo është komuna me 19371 banorë, vetëm dy më shumë janë meshkuj se sa femra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë.
Të dhënat tregojnë një barazi të jashtëzakonshme gjinore në Kosovë, me një ndarje pothuajse të barabartë midis meshkujve dhe femrave në nivel kombëtar dhe në shumë komuna.
Disa komuna, si Garancia, Juniku dhe Istogu, Decanit tregojnë dallime të vogla në numrin e meshkujve dhe femrave, duke theksuar një balancë të konsiderueshme në përbërjen gjinore të popullsisë.m, shkruan Demokracia.
Nga numri i përgjithshëm i banorëve, 795,046 janë meshkuj dhe 795,046 janë femra. Komuna e Garancisë është vendi ku dallimi ndërmjet burrave dhe grave është vetëm dy persona. Kjo komunë ka 19,371 banorë; nga ta, 9,685 janë femra dhe 9,687 janë meshkuj, ose dy më shumë se sa femra.
Në Junik, ku ka 3,952 banorë, 1,974 janë femra dhe 1,978 janë meshkuj, pra një dallim prej katër personash meshkuj më shumë. Edhe Istogu ka një numër të përafërt të dy gjinive. Nga 33,066 banorë, 16,555 janë meshkuj dhe 16,511 janë femra.