Sllovenia do të dyfishojë praninë në misionin paqeruajtës në Kosovë

Sllovenia do të dyfishojë praninë në misionin paqeruajtës në Kosovë

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se Sllovenia do ta dyfishojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm.

Këto komente Golob i bëri në fund të Samitit të NATO-s në Washington.

Sllovenia shpjegoi se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor po rritet me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili e njeh mirë rajonin, raporton Agjencia Sllovene e Lajmeve.

Në përfundim të Samitit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës, thekson njoftimi i Presidencës.

Presidentja Osmani me ftesë të Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në: