Sot publikohen të dhënat e para të regjistrimit të popullsisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës sot do të publikojë të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Në ngjarjen që pritet të nisë nga ora 10:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Regjistrimi i popullsisë u organizua këtë vit, ku procesi nisi më 17 maj dhe përfundoi më 24 maj.
Për Klan Kosovën, drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati pati thënë më 24 maj se numri i banorëve të regjistruar e ka kaluar shifrën prej 1.5 milionëve.