Çitaku: Albin Kurti dhe VV po synojnë një Kosovë të varur nga vullneti i liderit suprem
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas miratimit të Ligjit për KPM-në dhe KPK, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se “Albin Kurti dhe VV po synojnë një Kosovë të varur nga vullneti i liderit suprem”
Postimi i plotë:
Luftën e Kosovës për liri, para se me
e mbështetetë politikanët dhe diplomatët ndërkombëtarë, e kanë mbështetë gazetarët ndërkombëtarë.
E di, se kam punuar me ta.
Media e lirë është shtyllë e panegociueshme
për një Kosovë të lirë.
Albin Kurti dhe VV po synojnë një Kosovë të varur nga vullneti i liderit suprem.
Kosova është më e mirë dhe më e madhe se VV.