Adriatik Kelmendi: Ligji për KPM’në është kundër Kosovës që e duam

Adriatik Kelmendi: Ligji për KPM’në është kundër Kosovës që e duam

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas votimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky ligj është kundër Kosovës.

Kelmendi tutje ka thënë se ky ligj duhet të rrëzohet, pasi sipas tij nuk i shërben askujt.

“Ligji për KPM-në është kundër Kosovës që e duam! Kosova bindshëm i ka mediat më profesionale në rajon.

Nëse Kuvendi e miraton një ligj për media, i cili konsiderohet si skandaloz nga vetë mediat, atëherë i bie se shumica parlamentare është kundër medias së lirë.

Një vend pa media të lira nuk i shërben demokracisë. Një vend jodemokratik nuk i shërben asnjë qytetari, përveç atyre që pushtetin politik duan ta kthejnë në tirani.

Kjo nuk duhet t’i ndodh Kosovës. Nuk mund t’i ndodh Kosovës. Nuk do të lejohet t’i ndodh Kosovës.

Ky ligj i turpit duhet të rrëzohet dhe duhet sa më shpejt të harrohet!”, ka shkruar Kelmendi.

Shpërndaje në: