Mushkolaj: Miratimi i Ligjit për KPM-në përpjekje e pushtetit për t’i kapur mediat
Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi kuvendi ka miratuar Ligjin për KPM-në.
Mushkolaj tha se pushteti përmes këtij ligji synon kontrollin mbi mediat.
“Miratimi i këtij ligji – pjesa më e madhe e të cilit, sipas ekspertëve, nuk i përmbush standardet europiane – është goditja më e madhe ndaj lirisë së mediave dhe përpjekje për t’i kapur mediat” shrkuan Mushkolaj.