VV-ja “n’krye veti” miratoi projektligjin për KPM-në, reagon Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë
Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave këtë të enjte, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.
Injorohen vërejtjet e BE-së – Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave
Injorohen vërejtjet e BE-së – Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave