Time Kadrijaj, AAK: Vetëvendosje as nuk po turpërohet që po i shkel ligjet, edhe dalin e akuzojnë opozitën

Time Kadrijaj, AAK: Vetëvendosje as nuk po turpërohet që po i shkel ligjet, edhe dalin e akuzojnë opozitën

Projektligji i KPK-së, KPM-së dhe Ligji për Zyrtarë Publik u diskutua sërish sot në Kuvendin e Kosovës.

Opozita propozoi që të tria këto të tërhiqen nga rendi i ditës, shkak se janë kontestuar edhe nga ndërkombëtarët, mirëpo një gjë e tillë nuk u mbështetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas kësaj, e gjithë opozita e lëshoi sallën e Kuvendin.

Pikërisht për këtë ka folur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Ajo në video – podcastin e Periskopit ka thënë se Qeveria po sillet me arrogancën e numrave, dhe kështu po sjell edhe ligje antikushtetuese.

“Në vazhdimësi ne kemi kundërshtu kur kjo Qeveri ka sjell ligje antikushtetuese por edhe ligje që janë në frymën e Bashkimit Evropian sepse Kosova ka një rrugëtim dhe rrugëtimi i Kosovës është për të qenë pjesë e strukturave euroantlantike. Ju e dini që nuk janë marrë për bazë sepse kjo qeveri është sjell me arrogancën e numrave, dhe duke i pasë numrat, gjithmonë përkundër kundërshtimeve tona i ka kaluar këto ligje dhe ne si opozitë jemi të detyruar që këto projektligje t’i dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Kadrijaj.

Deputetja akuzoi Qeverinë se në vend që të turpërohen, po akuzojnë opozitën që kinse po e bllokojnë.

Kadrijaj thotë se nuk do të ndalen së bëri publike ligjet antikushtetuese që nuk janë në frymën e Bashkimit Evropian.

“Qeveria nuk ka turp fare, sepse edhe pse janë ligje antikushtetuese në vend që të turpërohen që kanë votuar ligje antikushtetuese, këta akuzojnë opozitën që po na e bllokojnë reformën, qoftë në drejtësi, qoftë vettingu, dhe projektligje të tjera duek dashur ta shkelin ligjin. Nuk do të heshtim për t’i bërë publike këto shkel;je ligjore, dhe këtë cenim që tentojnë të kalojnë ligjin që nuk janë në frymën e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo për Periskopin.

Deklarata e dhënë:

 

Shpërndaje në: