Përkundër reagimeve të BE-së VV miraton edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Përkundër reagimeve të BE-së VV miraton edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Miratimit të këtij ligji i ka paraprirë edhe votimi i 19 amendamenteve.

 

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e sotme plenare është miratuar ky ligj.

 

 

Në seancën e sotme, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar mocion, ku përmes rezolutës i obligohet qeverisë të tërhiqet nga tri projektligje. Opozita vlerëson se projektligji për Këshillin Prokurorial i Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me frymën kushtetuese në Kosovë.

 

Ky mocion nuk ka kaluar, për votuan 23 deputetë, kundër 53 dhe një abstenim.

Shpërndaje në: