Pacolli: Të ngremë zërin kundër kriminelëve të masakresë në Srebrenicë, çdo ditë po glorifikohen në Serbi

Pacolli: Të ngremë zërin kundër kriminelëve të masakresë në Srebrenicë, çdo ditë po glorifikohen në Serbi

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Gjenocidi i Srebrenicës është masakra më e madhe kundër njerëzimit në botë, shkruan Periskopi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se i qëndron afër familjeve të viktimave, dhe ka bërë thirrje që të ngritet zëri kundër kriminelëve.

“Sot është 11 Korriku, dita e masakrës së Srebrenicës, masakrës më të madhe kundër njerëzimit në këtë anë të botës. Kjo ditë është njohur nga KB si ditë gjenocidi ne Srebrenicë, me shumicën e votave të shteteve antare.
Sot, më tepër se kurrë, qëndrojmë afër familjeve të viktimave dhe njëherësh duhët të ngremë zërin kundër kriminelëve dhe autorëve të kësaj masakre, që, jo vetëm sot por çdo ditë e më tepër glorifikohen në Serbi e aty ku jetojnë Serbët”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në: