VV nuk i merr parasysh vërejtjet e ndërkombëtarëve, rrëzon propozimin e opozitës që të hiqen nga rendi i ditës tri Projektligje
Sikur në seancën e kaluar, edhe kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e ka hedhur poshtë propozimin e opozitës që tri Projektligjet, ai i KPM-së, Ligji për Zyrtarë Publik dhe ai i KPK-së të hiqen nga rendi i ditës.
21 deputetë e mbështetën këtë propozim, 53 ishin kundër dhe 1 abstenim (Glauk Konjufca), ishin votat e deputetëve në Kuvend.
Këto Projektligje janë kontestuar edhe nga ndërkombëtarët, por një gjë e tillë nuk po mbështetet nga partia në pushtet.
Në seancën e fundit deputetët e opozitës kishin lëshuar sallën.