Kuvendi mban dy seanca sot, njëra e jashtëzakonshme- Rendi i ditës

Kuvendi mban dy seanca sot, njëra e jashtëzakonshme- Rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë dy seanca.

Seanca e parë është e jashtëzakonshme dhe në rend dite është përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo seancë do të nisë në ora 09:30.

Qeveria dje miratoi shpalljen e 11 korrikut si ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa seanca tjetër është vazhdim i seancës plenare dhe nisë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,

18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

19. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,

20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,

21. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,

22. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,

25. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

26. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

27. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

28. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

29. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

30. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

31. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

32. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Shpërndaje në: