Deliu për Kurtin e Faton Pecin: Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve
Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebook për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ministrin e tij të Bujqësisë, Faton Peci, të cilët me moton “buka e motmotit”, kanë promovuar sukses në korrjen e grurit.
Deliu ka thënë se po mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve.
“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin. Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht. Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, ka shkruar ajo.