Presidentja Osmani takime mbresëlënëse në Washington, Kryeministri Kurti me kombaja nëpër ara
Derisa kryeministri Albin Kurti sot ditën e ka cuar duke vizituar ara e hipur në kombaja, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Washington ka zhvilluar takime me senatorë e kongresistë amerikanë të dy kampeve politike, të cilët kishin qenë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.
Osmani në profilin e saj në “facebook” ka shkruar se i ka falënderuar të njëjtit për kontributin e tyre përgjatë viteve për Kosovën dhe për forcimin e aleancës në mes të Kosovës dhe SHBA-së.
Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! “, ka shkruar Osmani.