ZYRTARE: Zyba transferohet në Çeki
Pas një periudhe jo të mirë të kaluar në Poloni te Legia e Varshavës, Qëndrim Zyba është bërë me klub të ri.
Mesfushori 23-vjeçar i kombëtares së Kosovës është zyrtarizuar te Slovan Liberec në Republikën Çeke.
Sipas “Transfermarkt”, Zyba ka nënshkruar kontratë me klubin çek deri në qershor të vitit 2027.
Zyba para se të kthehej te Ballkani në qershor, ishte për gjashtë muaj lojtar i Legias në Poloni si huazim me të drejtë blerje, të cilën nuk e ushtroi klubi polak.
Kështu nga Ballkani, Zyba futbollin e tij tash e tutje do ta zhvillojë në elitën e futbollit çek me Slovan Liberec, i cili përfundoi në vendin e shtatë në tabelë, dhe dështoi të kualifikohet në garat europiane për sezonin e ardhshëm.
23-vjeçari nga Theranda është edhe përfaqësues i kombëtares së Kosovës, për të cilën ka 4 ndeshje deri më tani